Surprise Me!

5 ore rezistence me arme, RENEA ekzekuton 71-vjeçarin |Lajme-News

2020-12-23 9 Dailymotion

Pas afro 5 orë rezistencë me armë, duke terrorizuar qytetin e Elbasanit, forcat RENEA ekzekutuan pasditen e së enjtes 71-vjeçarin Lefter Zhidru. Ky është moment kur forcat RENEA ndërhyjnë në banesën dhe bëjnë neutralizimin e 71-vjeçarit.

Përpjekjeve të policisë dhe familjarëve për ta bindur të dorëzohet, 71-vjeçari i është përgjigjur në vazhdimësi me të shtëna arme, çka detyroi uniformat blu ta ekzekutojnë, duke i dhënë fund ankthit të banorëve të Elbasanit.

Ngjarja nisi rreth orës 13:20 minuta në lagjen ?11 Nëntori?, ku 71-vjeçari ka patur një konflikt me bashkëshorten e tij, Floresha Zhidru, e cila më pas ka njoftuar forcat e policisë. Por sapo uniformat blu kanë mbërritur në banesën e tyre, Lefter Zhidru është futur brenda në shtëpi dhe ka nisur rezistencën duke qëlluar me armë në drejtim të tyre.

Si pasojë e të shtënave të para janë plagosur dy kalimtarë të rastit të moshës 22 dhe 21 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme u pozicionuan dhe vendosën perimetrin e sigurisë ndërsa në ndihmë të tyre mbërritën edhe forcat e FNSH-së dhe të RENEA-s.

Përpjekjeve të policisë për të negociuar 71-vjeçari i është përgjigjur në vazhdimësi me të shtëna nga një automatik kallashnikov dhe një pistoletë.

Në negociata është përfshirë edhe vajza e tij si dhe familjarët e tjerë, të cilët kanë folur disa herë ta bindin 71-vjeçarin që të dorëzohej, por pa rezultat.

Pas disa orë negociata, forcat e rendit nisën të ngushtojnë perimetrin dhe t?i afrohen më shumë shtëpisë së Lefter Zhidrut, ndërsa rreth orës 18:00 RENEA ndërhyri duke hedhur fillimisht gaz lotësjellës dhe më pas duke shpërthyer edhe derë. 71-vjeçari nuk është dorëzuar sërish dhe ka nisur të qëllojë sërish.

Kjo detyrojë forcat e policisë që të hedhin disa bomba molotov dhe më pas ndërhynë brenda në shtëpi duke e qëlluar për vdekje të moshuarin. Kjo është mburoja e një prej forcave të policisë, ku shihen qartë shenjat e plumbave të qëlluar nga Lefter Zhidru.

Pas neutralizimit të rrezikut, policia gjeti në banesën e 71 vjeçarit, 6 kallëpe tritoli dhe fitil për ndezjen e tij, një kallashnikov dhe një pistoletë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon